8.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeThe Guardian / Kurti deklaratat e Blinken -“Mendoj se nuk është vetëm...

The Guardian / Kurti deklaratat e Blinken -“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive

Kryeministri Albin Kurti ka folur për gazetën e famshme britanike, “The Guardian”, duke iu përgjigjur Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili kishte kërkuar që të ndalen menjëherë masat qeveritare në veri, të cilat ai i quajti të dhunshme, dhe Kosova të ripërqendrohet në dialog.

Në përgjigjen e tij Kurti i ka cilësuar deklaratat e tij si naive, të padrejta dhe të gabuara.

Kurti në përgjigjen e tij ndaj shefit të diplomacisë amerikan, dhe njeriut me të fuqishëm në SHBA pas presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se deklaratat e Blinkenit ishin naive dhe jo të drejta.

“Mendoj që jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar dhe fyese, por në të njëjtën kohë dhe shumë naive” ka folur Kurti për ‘The Guardian‘, në një përgjigje përmes telefonit.

“Ndoshta Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken do ta shpjegoj këtë, por definitivisht nuk ishte një ndihmesë”, tha tutje Kurti.

Kurti ka thënë se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që t’i zhvendosin kryetarët e veriut në objektet e tjera, gjë që siç e kishte refuzuar këtë kryeministri.

“Ai tha se Escobar i ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i zhvendosin kryetaret e komunave në objektet e tjera apo të punojnë nga shtëpia, gjë ai e refuzoj.

“Ne nuk mund të kemi kryetar kryetar komunash të ‘Zoom’, ne jemi Republikë Demokratike”.

“Një Republikë Demokratike që nuk mund t’i dorëzohet paramilitarëve fashiste. Dje ishte një ditë shumë e rëndë që për fat nuk kishim humbje jete”, ka thënë Kurti.për më tepër në linkun

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments