Gazeta e njohur The Economist ka shkruar një shkrim për regjistrimi e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Në shkrim theksohet se është e çuditshme se si vet drejtori i agjencisë kombëtare statistikore, Apostol Simoski e pranon vet se shumë prej numrave që i posedojnë janë të gabuar.
Zyrtarisht, ka 2.08 milion njerëz në vendin e tij. Në fakt, ai thotë: “Kam frikë se nuk ka më shumë se 1.5 milion, por nuk mund ta provoj”.
Nëse zoti Simovski ka të drejtë dhe ka 27.5% më pak njerëz në Maqedoninë e Veriut sesa vlerësohet zyrtarisht, atëherë GDP për kokë banori, ndër të tjera, do të jetë shumë më i lartë.
Sidoqoftë, popullsia e vërtetë mund të jetë midis 1.6 milion dhe 1.8 milion, thotë Izet Zeqiri, një ekonomist. Derisa të bëhet regjistrimi, askush nuk do ta dijë se sa banor ka Maqedonia.
Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e dinë e saktë.
Sipas një vlerësimi të Entit Shtetëror të Statistika në Maqedonia 2.072.490 banorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 80.6 banorë në kilometër katror.
Por, këto nuk janë statistika të sakta dhe zyrtare për faktin se tashmë 15 vite nuk është bërë regjistrimi i popullisë, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Evropianë.
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 % maqedonas, 25,17 % shqiptarë, 3,85 % turq, 2,66 % romë, 1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë.
Organizatat ndërkombëtare, por edhe ato vendore kërkojnë që të realizohet regjistrimi për të pasur një pasqyrë të saktë për popullsinë si dhe aspektet se sa komunitete jetojnë, si janë trendet ekonomike dhe sociale si dhe shumë çështje tjera.
Por problem në vend është edhe fakti se sa është numri i votuesve në Maqedoni, pasi që nga 2,1 milion banorë, rreth 1, 8 milion janë votues.