1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajme“Thanë se nuk do të ketë vizita…”, Kryeministrat e Beneluksit i japin...

“Thanë se nuk do të ketë vizita…”, Kryeministrat e Beneluksit i japin shpresë deputetit Abrashi

Një nga sanksionet që Bashkimi Evropian ia ka vënë Kosovës është edhe ndalja e vizitave të larta zyrtare. Megjithatë, sot, në Prishtinë qëndruan Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka ndërlidhur këtë vizitë me atë që është thënë rreth sanksioneve, që në fakt janë konfirmuar nga BE-ja.

“Thanë se nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë në Kosovë. Ndërkohë sot Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut në një ditë të bukur me diell…”, ka shkruar Abrashi.

Kryeministri i Luksemburgut ka treguar sot në konferencën për media se kanë ardhur në Kosovë, pasi vizita ishte planifikuar më herët se të nisnin tensionet në veri, dhe, rrjedhimisht, para se të vendoseshin sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

“Jemi këtu sepse dëshirojmë që kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione të jenë në rajon. I kemi thënë edhe Albinit që nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat mes fqinjëve nganjëherë nuk janë shumë të lehta për t’i ndërtuar”, tha Bettel.

Ndryshe, sanksionet, të cilat i ka konfirmuar të shtunën një zëdhënës për Gazetën Express, përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së komisioneve të përbashkëta në mes të BE-së dhe Kosovës, të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, mosdërgimi i ftesave zyrtarëve të Kosovës për takime të nivelit të lartë, suspendimi i vizitave bilaterale, me përjashtim të atyre që kanë për qëllim fokusimin në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments