Kreu i PDSH-së, Menduh Thapi thotë se pa marrë parasysh zërave të ndryshëm, partia e tij nuk do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale, përcjell TV21. Thaçi thotë se nuk kontakton me pjesëmarrësit në qeveri.“Jo, nuk ka lidhje, kam thënë që në fillim që ajo nuk ndodh! Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë. Do të shpifet por do të binden, u bënë 7-8 muaj, aq që kontaktoj. Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmante sa që gjithkush që mendon për këtë mënyrë, o nuk e njeh politikën, o është bashkëveprues i këtyre kolaboracionistëve që tash janë në pushtet”, tha mes tjerash Thaçi.