Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë Halil Kastratit, Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”, për kontributin e tij në fushën e humanizmit.
Kastrati këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook:
Lexoni të plotë postimin e tij:
“Faleminderit z. President Thaçi
Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.
Falë punës së palodhshme të stafit ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.
Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë.
Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit.
Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës.
Faleminderit President.
Faleminderit bamirës.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve”.