Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila dëshiron edhe një mandat për të udhëhequr me Tetovën siç duket i rrezikohet kandidatura për mandatin e tretë.
Siç mëson Newss33, anketa e fundit e IRI-it ia bën të vështirë kandidimin e saj shkaku se 82% e tetovarëve janë kundër saj për mandatin e tretë.
Dega e Tetovës ende nuk e ka nxjerrë propozimin e saj për Tetovën, siç ka bërë Saraji, Dibra, Zhelina dhe Likova. Shkaku i mos nxjerrjes së emrit të kandidatit për Tetovën shihet qartë se lideri i BDI-së e ka të vështirë të vendos për Teuta Arifin.
Nga ana tjetër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Klan Debat u shpreh se është çështje ditësh shpalosja e të gjithë emrave për komunat.
Ndryshe në Tetovë zyrtarisht ka promovuar vetëm PDSH-ja edhe atë me Sadi Bexhetin dhe Bilall Kasami ka thënë se do të garojë sërish, por ende nuk e ka zyrtarizuar. Nga ASh dhe AAA përfolen disa emra si Muzafer Etemi, Vjollca Berisha dhe Ilir Demiri/newss33/