Në mungesë të projekteve dhe sukseseve në Komunën e Tetovës, kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi ka filluar të përvetësojë edhe punët e ndërmarrjeve publike. Së fundmi ajo ka publikuar rikonstruimin e rrugës Tetovë-Bërvenicë, që është projekt i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, duke e promovuar si sukses të saj.
Për këtë fenomen edhe ish deputeti Xhevat Ademi, në një nga përgjimet e publikuara u dëgjua duke ju ankuar Ali Ahmetit, se Teuta Arifi përvetëson punët e institucioneve shtetërore.
Përveç mungesës së investimeve dhe projekteve, Arifi mban edhe barrën e borxheve të madhaja në të cilën është zhytur Komuna e Tetovës. Sot kjo komunë ka 9.8 miljon euro borxh, ndërsa vitin e kaluar Qeveria i kishte paguar gjysmën e borxhit prej 15 miljon euro.