9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi / Së shpejti do t’i sjellë autobusët në Tetovë. Por,procedura...

Teuta Arifi / Së shpejti do t’i sjellë autobusët në Tetovë. Por,procedura për prokurim ende s’ka filluar

Vazhdon të mos jetë i hapur prokurimi publik për furnizim me pesë autobusë në Tetovë, të cilët premtohen tash 8 vite edhe atë nga e njëjta kryetare e komunës, respektivisht Teuta Arifi, e cila thotë se qëllimi i kësaj komune është që sa më shpejtë të përfundoje kjo procedure..

“Mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq sot jemi në maj të vitit 2020 ndërsa prokurimi publik për furnizim me pesë autobusë ende nuk është hapur, kurse për kryetaren Arifi kjo e fundit “nuk përbën ndonjë problem”.

“Prokurimi publik për furnizim me pesë autobusët ende nuk është hapur për shkak se janë edhe disa pika në marrëveshjen të cilat janë në shikim nga ne dhe ministria e financave por nuk pres probleme në atë drejtim” tha Teuta Arifi.

Megjithatë ajo shtoi se nuk ka ndryshuar asgjë në determinizmin e Komunës së Tetovës për realizimin e këtij projekti, e njëjta pret që kjo procedurë të përfundoje sa më shpejtë.

“Është një proces i cili vazhdon me bankën botërore, nuk ka ndryshuar asgjë në determinizmin e realizimit të këtij procesi. Ne jemi në komunikim me ministrinë e financave që është pika ndërlidhëse me ne dhe bankën botërore dhe besojmë që proceset lidhur me dokumentacionin do të ecin ashtu siç duhet dhe do të arrimë të përfundojmë procesin e prokurimit. Qëllimi ynë është që normalisht sa më shpejtë ta mbyllim si procedurë, me rëndësi është që mjetet janë ndarë dhe jemi në fund të këtij procesi”, shtoi Arifi.

Me shpalljen e zgjedhjeve të muajit prill, u rrit edhe optimizmi i Komunës së Tetovës për atë se pesë autobusët e premtuar, do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët deri në fund të këtij viti.

Ndërsa disa ditë më herët fajin për mos realizimin e këtij projekti nga Komuna e Tetovës e adresuan te “virusi korona”, sipas të cilëve, “për shkak të situatës me pandeminë, janë pezulluar procedurat”.

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“, ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit nuk është realizuar.

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp e dha 1 ditë para vitit të ri 2020, ku sipas të cilës të gjitha dokumentacionet për furnizimin e Tetovës me pesë autobusë janë kryer, dhe se prokurimi i tyre pritej të bëhet në fund të muajit janar.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi me datë 30.12.2019.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments