Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, mori mbështetjen e BDI-së, për t’i pri fushatës zgjedhore në Tetovë, me rastin e procesit zgjedhor që do të mbahen më 12 prill 2020. – informon Bashkimi Demokratik për Integrim.
Zonja Arifi, në karrierën e saj të gjatë në politikë, si deputete, kryetare e Tetovës për dy mandate dhe shumë funksione tjera me rëndësi për shtetin dhe Tetovën, e shquar me kapacitetin e saj akademik dhe intelektual, një nga gratë më të angazhuara ndër shqiptar, garanton fitore.
Fitorja në fushatën zgjedhore, është e lidhur jo vetëm me vizionin e liderit dhe strategjinë e udhëhequr nga subjekti politik, por edhe nga ndikimi që kanë drejtuesit e fushatave lokale, me ndikim të fuqishëm në nivelin qendror.
Këtë fitore, do ta garantoj, një nga bijat më të shquara të Tetovës, Teuta Arifi, e mirënjohur për qasjen e saj pozitive ndaj interesit nacional, thellësisë së dijeve nëpërmjet veprave shkencore dhe akademike, si pasardhëse e shquar e idealeve të Motrave Qiriazi.
Teuta Arifi në krye të fushatës, do të projektoj dhe hartoj strategjinë e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti, ashtu që gjithëpërfshirja në procesin zgjedhor, prezantimi i denjë i vizionit të këtij subjekti prijës të interesit nacional këtu, pranë çdo qytetari dhe familje, lagjeje e komunës së Tetovës, si rruga e vetme e fitores së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si rruga pa alternativë e vlerave euro-atlantike.- thuhet në kumtesën e BDI-së.