Në Tetovë, nëse do ta parkoni veturën në parkim paralel pranë atij zonal, shërbimi merimangë do të mund t’ua marrë edhe pa urdhër të policisë. Kjo rregullore u miratua në Këshillin Komunal të Tetovës, si zgjidhje për veturat e parkuara në rrugën dytësore që pengojnë zhvillimin lirshëm të komunikacionit, transmeton TV21.
“Në vend parkimet e caktuara të qytetit ndodh që nuk dërgojnë mesazh apo nuk parkohen si duhet në anën dytësore, me këtë rregullore do të autorizohet që të mund ata vetura t’i largon nga ai vend parkim”, deklaroi kryesuesi i Këshillit Komunal.
Në Tetovë ka tre makina të shërbimit karrotrec, dy janë privat dhe një e komunës së Tetovës. Një veturë e parkuar keq do të duhet të paguaj 1800 denarë nëse merret nga shërbimi merimangë.