Komuna e Tetovës, së bashku me pesë komuna rurale përreth, ka më shumë se 200 mijë banorë. Megjithatë, këtë territor e mbulojnë vetëm dy ekipe të ndihmës së shpejtë, me automjete të vjetruara, duke marrë rreth 40 thirrje në ditë. Udhëheqësi i sektorit thotë se nevojiten të paktën katër ekipe në ndërrim, ndërsa aktualisht kanë vetëm shtatë ekipe. Sipas tij, për të funksionuar siç duhet, duhen minimalisht 16 deri në 20 ekipe.
“Afërsisht verës në 24 orë, kishte deri në dyzet thirrje në ditë, flas vetëm për thirrje jo kontrolle. Ndërsa në një ndërrim kemi vetëm dy ekipe, dhe kjo është shumë pak, duke marrë parasysh sipërfaqen e madhe që mbulojmë si njësi e ndihmës së shpejtë, për Tetovën dhe rrethin, pra mbulojmë Tetovë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë Jegunoc dhe komuna e Bërvenicës, pra gjashtë komuna mbulojmë. Problemi më i madh është se momentalisht me këtë popullatë, duhet të ketë nga 16 deri në 20 ekipe, apo nga katër në një ndërrim, pra të paktën 16 të kemi, ndërsa ne momentalisht kemi tetë që do të thotë 50 % kemi më pak”, tha Igor Mlladenovski, udhëheqës i Ndihmës së Shpejtë Tetovë.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit thotë se gjendja është shumë e vështirë. Ai pret punësime, pasi pranon se dy ekipet aktuale nuk arrijnë të përballojnë pritjet e pacientëve.
“Situata është shumë e vështirë dhe me vetëm dy ekipe nuk i dilet në fund. Kilometrat janë shumë që mbulojmë 50 kilometra ndonjëherë kemi vetëm në një ndërrim, dy orë në një intervenim zihet një makinë e ne kemi vetëm dy. Shumë numri vogël është për këtë territor flasim për territorin e ish komunës së Tetovës thuaj se jemi deri në Gostivar në Jazhoncë dhe malin sharr. problemi është se pacientët presin se realisht nuk mund të mbërrimë dhe ka pritje dhe ka pakënaqësi realisht. Për atë duhet të ketë ekipe më shumë ndihma e shpejtë , minimum duhet të kemi katër nuk them se ekstra të kemi , flas për minimum pasi që mbulpjmë edhe ngjarjet, ndeshjet e futbollit, kodrën e diellit çdo ditë ne sezon kemi ekip aty”, tha Jani Kostadinovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Tetovë.
Nga Ministria e Shëndetësisë është kërkuar leje për punësimin e të paktën tetë mjekëve, tetë infermiereve dhe tetë shoferëve të urgjencës, por përgjigje ende nuk ka. Pritet që kjo të miratohet pas zgjedhjeve lokale.