Vazhdojnë alarmet e rreme për bomba nëpër shkollat e Tetovës. Përveç shkollave sot u alarmuar edhe Universiteti i Tetovës. Me urdhër të Sektorit të Punëve të brendshme të Tetovës, janë evakuuar objektet, është kryer kontroll pas çka është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë. Ekipi i televizionit Alsat, vizitoi Universitetin e Tetovë, i cili edhe kontrolleve të kryera vazhdoi të qëndrojë i mbyllur, ndërsa punonjësit dhe studentët nuk janë lejuar të kthehen brenda. Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se vazhdojnë hetimet për gjetjen e autorit të kërcënimeve të rrejshme.
