3.7 C
Tetovo
E martë, 3 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKomuna e Tetovës,ka vendosur tabelat e “Safe City” edhe në shqip! Semafori...

Komuna e Tetovës,ka vendosur tabelat e “Safe City” edhe në shqip! Semafori pranë Universitetit mbetet problematik

Kamerat e sigurisë të sistemit “Safe City” janë vendosur aktualisht në tri lokacione në qytetin e Tetovës. Komuna ka vendosur edhe shenja paralajmëruese, të cilat janë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip. Megjithatë, disa shenja në autostradën Tetovë–Shkup dhe Tetovë–Gostivar ende nuk janë dygjuhëshe.

Një sfidë tjetër në qytet mbetet semafori në Bulevardin “Ilinden”, afër Universitetit të Tetovës. Ky semafor nuk ka korsi të posaçme për kthim majtas ose djathtas, gjë që ka shkaktuar gjoba për shoferët që mbesin në udhëkryq, duke u konsideruar si kalim në të kuqe…Profesori i komunikacionit, Agim Neziri, thotë se në Tetovë ende nuk janë pjekur kushtet për të funksionuar ky sistem.“Nëse marrim shembull udhëkryqin e parë që kemi te Universiteti i Tetovës këtu duhet të ndërhyjë edhe policia rrugore edhe ministria e Transportit për rregullimin e nyjave ose kyçjeve, se ka pengesa, ka ankesa nga qytetarët. Mos respektimi shenjave dhe mos dhënia e përparësisë në anën e djathtë shkakton shumë mangësi”, theksoi Agim Neziri – profesor i komunikacionit.Nga Komuna e Tetovës thonë se disa shenja janë vendosur tashmë dhe të tjera do të vendosen së shpejti. Tek udhëkryqi pranë universitetit, ata planifikojnë të vendosin një semafor të ri, ku kthesa majtas do të ketë korsinë dhe semaforin e posaçëm.Fillimisht janë vendosur në pjesën ku është Safe City dhe javën e ardhshme do të vendosen edhe në pjesët tjera të qytetit. Ka disa lëshime që janë bërë në fillim të projektit, por jemi duke punuar që t’i përmirësojmë. Atje duhet të gjendet një mënyrë më e mirë që të përmirësohet kjo , tani jemi në fazën e tenderimit ku do të jetë me dy faza nga ana e majtë ku duhet të lëvizin qytetarët dhe drejtë në vazhdim”, u shpreh Albion Alili – zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Problem i veçantë paraqitet edhe në hyrjen në autostradë në Tetovë, ku shpejtësia fillimisht është 120 km/orë dhe pastaj ulet në 100 km/orë, ndërsa kamera nga Safe City ndodhet menjëherë pas shenjës, duke mos lejuar kohë të mjaftueshme për uljen e shpejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments