Në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është paraqitur sot Bleron Veliu nga Suhareka e Kosovës, student i muzikës në Universitetin e Tetovës, transmeton TV21.
Siç deklaroi ai para kamerës së TV21, në polici ka ardhur pasi është denoncuar nga profesoresha e tij, Besiana Mehmedi për incizimin e publikuar ditë më parë në rrjetin social “Youtube” ku pretendohet se është momenti i konfliktit mes saj dhe studentit tjetër të muzikës, Ardi Lena.Profesoresha Besiana më ka akuzuar mua se më datë 21 mars 2022 e kam incizuar unë dhe në të njëjtën datë e kam bërë publikimin në Youtube. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam incizuar dhe nuk e di se kush e ka bërë atë publikim”, tha Veliu.