2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë, së shpejti fillon dislokimi i Bibliotekës në hapësirat e reja

Tetovë, së shpejti fillon dislokimi i Bibliotekës në hapësirat e reja

Më 24 tetor do të fillojë dislokimi i Bibliotekës së Tetovës. Nga ky institucion thonë se hapësirat e reja do të jenë gati për rreth 15 ditë.

“Fakulteti i Arteve e pati afatin deri më datë 16 që të lirojë hapësirat dhe nga 16 do fillojnë të bëhet punimet e nevojshme në hapësira që të adoptohen për bibliotekë. Nga 16 sa do zgjas punimi nuk dihet sepse varet nga kushtet, por besojmë për një javë do kryhen. Shpresojmë për maksimum dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë të zgjas, por do njoftohen gjithë lexuesit në kohë dhe do lirohen nga pagesa dhe pjesa e huazimit apo kthimit të librave. Kërkojmë ndjesë lexuesve dhe duam mirëkuptim se në atë periudhë nuk do mund të shërbehen”, deklaroi Mahi Murtezani, Biblioteka e Tetovës.

Edhe Ministria e Kulturës konfirmoi se hapësirat e reja të Bibliotekës do të jenë gati për pak ditë.

“Punimet për adoptimin e hapësirave të reja të bibliotekës së Tetovës tashmë kanë filluar dhe brenda disa ditësh do të kryhen sepse adoptimi i hapësirave të reja, nuk kërkon ndonjë punë sapo investim shumë të madh”, janë shprehur nga Ministria e kulturës.

“Pas transferit që pritet të bëj biblioteka e Tetovës në hapësirat e reja që i ka caktuar Ministria, po ashtu në bisedime janë edhe për dy hapësira shtesë, ku shëndoshë do të vendosen këto libra që shihni pas meje, por edhe shtypi ditor, që ruhet që nga viti 1940”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Ndryshe, deri tek dislokimi i bibliotekës së Tetovës erdhi si pasojë e vendimit të Ministrisë së Kulturës që zyrat ku aktualisht është biblioteka, t’i jepen zyrave të BE-së në vendin tonë. Edhe përkundër faktit se të punësuarit dhe udhëheqësia e bibliotekës, kundërshtuan këtë vendim, me arsyetimin se hapësirat ku bëhet transferimi nuk janë adekuate për bibliotekën, por pas përplasjeve të shumta mes Ministrisë së Kulturës dhe drejtorisë së bibliotekës, më në fund u akorduan që të paktën të bëhet adoptimi i tyre, dhe Bibliotekës së Tetovës t’i jepen hapësira shtesë për deponimin e librave që nuk kanë vend se ku të vendosen.  /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments