8.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajmeTetovë: Rruga e Shtipit dhe e Xhepçishtit assesi të përfundojnë! Komuna e...

Tetovë: Rruga e Shtipit dhe e Xhepçishtit assesi të përfundojnë! Komuna e Tetovës për së tretën herë premton asfaltim të shpejtë

U filluan në kohë të fushatës zgjedhore, por rruga kryesore në fshatin Xhepçisht të Komunës së Tetovës dhe rruga e Shtipit në Tetovë assesi të përfundojnë. Punët filluan para 4 muajsh, por të dy rrugët janë në këtë gjendje.Edhe banorët e Xhepçishtit, por edhe të lagjes së Shtipit presin që të njëjtat të përfundojnë, ndërsa thonë se punët në vendbanimet e tyre janë stërzgjatur.

“Duhet mirë të bëhet, shumë kohë, po kanë problem banorët.”

“Me të drejtë duhet të punohet më shumë se i shoh këtu dy veta punojnë, unë jam shofer autobusi dhe punoj në Gjermani dhe kur bllokohet rruga edhe bëhet shumë shpejtë, ama këtu me dy punëtorë edhe me një bager s’di si do bëhet rruga, mund të shkoj edhe një vit, dy vite, mjerët ne që heqim”.

“Rruga ka filluar para zgjedhjeve, edhe si filloi dimri u ndalën edhe tash kanë filluar të punojnë”.

“Nuk është shumë kohë, katër muaj ka? Po, ka katër muaj aty diku”.Nga Komuna e Tetovës thonë se në Xhepçisht presin që banorët të lidhen me sistemin e ujit dhe kanalizimit, ndërsa për rrugën e Shtipit thonë se EVN është duke punuar.

Besarta Ramadani – zëdhënëse e Komunës së Tetovës

“Tek rruga në fshatin Xhepçisht janë duke u përfunduar kyçjet nga ana e banorëve në ujësjellësin dhe kanalizimin, po ashtu janë duke u vendosur edhe anësoret në rrugë, me përfundimin e këtyre punëve do të fillojë edhe asfaltimi i rrugës. Ndërsa në rrugën e Shtipit janë bërë disa dislokime të shtyllave të vjetra nga ana e EVN-së dhe është kah fundi dhe në momentin që do përfundojnë këto punë do të fillojë edhe asfaltimi i rrugës”, tha Besarta Ramadani.

Nga Komuna e Tetovës më 9 mars thanë se rruga e Shtipit do të asfaltohet për dy javë, por edhe pas tre javësh kjo rrugë është në këtë gjendje. Ndërsa këto nuk janë rrugët e vetme që kanë filluar para zgjedhjeve lokale dhe akoma nuk kanë përfunduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments