6.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeTetovë Rr "Shtipska"/Punimet e nisura në tetor ende pa përfundim! Banorët ankohen...

Tetovë Rr “Shtipska”/Punimet e nisura në tetor ende pa përfundim! Banorët ankohen për baltë, pluhur dhe dëmtime të veturave

Rikonstruktimi i rrugës “Shtipska” në Tetovë ka nisur në muajin tetor, në kohë të fushatës për zgjedhjet lokale, por ende nuk ka përfunduar. Qytetarët ankohen për mungesë pastërtie, rrezik për shëndetin, si dhe për dëmtimin e automjeteve të tyre sa herë që kalojnë në këtë rrugë. Ndërkohë, vrimat e mëdha të kanalizimit paraqesin rrezik serioz edhe për sigurinë e banorëve, veçanërisht për fëmijët.“Valla kjo sa më shpejtë aq më mirë është se popullata kalon këtu dhe i prishin veturat e veta”, tha qytetari.

Ma keq duhet të bëhet për këto njërës që sajnë me mënden tamam.”
“Mos zot ma keq, si ja dilni në lloç, si në lloç si në këto tjerat”, u shpreh një tjetër qytetar.“S’kam komet unë për këtë udhë. A ju pengon balta? U pengon atyre që u pengon”, potencoi një qytetar tjetër.Nga Komuna e Tetovës thonë se asfaltimi i rrugës pritet të përfundojë brenda dy javësh. Sipas tyre, vonesat janë shkaktuar nga kushtet klimatike.

“Në bazë të komunikimit që kemi pas me kompaninë përgjegjëse sot janë duke u vendosur anësoret dhe për dy jave pritet të asfaltohet rruga e njëjtë. Shkaku i kompanisë shkaku i kushteve atmosferike dhe tani punohet dhe besoj se do të jetë gati”, deklaroi Albion Alili nga Komuna e Tetovës.Televizioni 21 edhe javë më parë raportoi për gjendjen e kësaj rruge, por afatet vazhdimisht po shtyhen, ndërsa qytetarët përballen me baltë dhe pluhur.

Shumë rrugë të tjera në Tetovë, të nisura gjatë periudhës së zgjedhjeve, ende nuk kanë përfunduar. Të njëjtin fat me rrugën “Shtipska” e kanë edhe rruga “Kuzman Josifovski Pitu”, rruga “Sami Frashëri” dhe disa rrugë të tjera të qytetit, të cilat pengojnë, e në disa raste edhe pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments