Sektori për Punë të Brendshme (SPB) – Tetovë njofton se në nëntë muajt e fundit të këtij viti, në gjithë Tetovën janë shqiptuar gjithsej 438 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu, gjatë periudhës në fjalë janë sanksionuar 440 drejtues automjetesh që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, gjë që ka vënë në rrezik sigurinë e tyre. Nga SPB-Tetovë shtojnë se bisedat në celular shpërqendron ndjeshëm vëmendjen dhe përqendrimin e drejtuesve të mjeteve, veçanërisht në një frekuencë më të madhe të automjeteve, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit.
“Shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe do të përballen me gjoba prej 40 deri në 50 euro, varësisht nga kundërvajtjet. Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, apelon drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin celularët gjatë drejtimit të automjetit dhe të përdorin rripin e sigurimit, pavarësisht nëse udhëtojnë në distanca më të gjata apo më të shkurtra”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.