6.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeTetovë, pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

Tetovë, pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve

Pensionistët e Pollogut sot kanë bllokuar disa rrugë në Tetovë në shenjë proteste. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve. Thonë se do të protestojnë me tenda para institucioneve, ndërsa kërkesat e tyre theksojnë se do të dorëzohen edhe në ambasadat e shteteve të BE-së.

“Bashkojuni protestës sonë. Pushteti po na neglizhon, po na poshtëron, nuk na i bën pensionet siç i kërkojmë ne. Ata mbushin xhepat e tyre, rrisin rrogën me 78 për qind, ndërsa neve po na poshtërojnë. Bashkohuni qytetarë na ndihmoni”, u shpreh një pensionist.

“Shtrenjtim i madh njeri s`mund as me bukë të ngihet”, tha një tjetër pensionist.

“Edhe ne jemi shteti, edhe ne duhet të luftojmë për këtë shtet, me pension minimal nuk mund të jetojmë. Për këtë arsye fëmijët tanë ikin jashtë. A keni dëgjuar të ik jashtë ndonjë fëmijë i politikanëve, përveç kur shkojnë të studiojnë nëpër shtetet botërore edhe atë pa para studiojnë”, theksoi një pensionist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments