4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë-Mbeturinat inerte do të merren pa pagesë

Tetovë-Mbeturinat inerte do të merren pa pagesë

Këshilli i komunës së Tetovës ka vendosur që të largojë tarifën për 1000 denarë për bartjen e mbeturinave inerte nga shtëpitë e qytetarëve. Tash e tutje me këtë vendim transporti i mbeturinave do të jetë falas. Me këtë vendim sipas kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës Naim Ismaili, qytetarët do të thirrin përgjegjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale dhe ata do të marrin mbeturinat inerte nga shtëpitë e tyre pa asnjë pagesë. “Apelojmë deri tek qytetarët, që tash e tutje në numrat e telefonit të ndërmarrjes të paraqiten dhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale do të shkojnë që të marrin mbeturinat inerte. Bëhet fjalë për krevate, orendi shtëpiake të cilët nuk mund të hedhen në kontejner dhe krijohen mini deponi rreth tyre. Shpresojmë që puntorët e ndërmarrjes do të jenë në krye të detyrës dhe nuk do të kemi probleme të këtilla”, tha Naim Ismaili kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Puntorët nuk do të marrin mbetjet e betonit, ndërsa mbeturinat tjera do ti marrin. Kështu thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Samet Bislimi. Sipas tij, kishte një vendin të bordit të ndërmarrjes që të paguhet një shumë simbolike prej 1000 denarëve për marrjen e mbeturinave inerte prej shtëpisë së qytetarëve, por interesimi ka qenë shumë i vogël. Prandaj edhe është marrë vendim i ri në këshill që kjo të bëhet pa pagesë.

“Lokacioni ku do të dërgohen këto mbeturina është pika e ngarkim shkarkimit në rrugën për në fshatin Falisht, ku në këtë lokacion qytetarët edhe vet në mënyrë vullnetare ti dërgojnë këto mbeturina. Ndërkohë, kemi bërë kërkesa disa herë tek inspektorati që të marrin masa ndaj atyre që hedhin mbeturina inerte afër kontejnerëve sepse kjo nuk është pamje emirë për qytetin. Ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm. I dimë lokacionet ku janë më kritike dhe kemi kërkuar që inspektorët të qëndrojnë më shpesh aty dhe të marrin masa ndaj atyre qytetarëve që nuk do të telefonojnë për të shkuar t`I marrim mbeturinat por do vazhdojnë do `i nxjerrin në rrugë”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Samet Bislimi.

Sipas autoriteteve të komunës së Tetovës harxhimet për transportin e këtyre mbeturinave do t`i mbulojë komuna me të vetmin qëllim që mos hedhen mbeturina afër kontejnerëve. Kjo dukuri është prezente me dekada me radhë ku shumë qytetarë në mungesë të vendeve adekuate, mbeturinat inerte i kanë hedhur nëpër rrugë, para shtëpive ose afër kontejnerëve. Problem në vete është se këta mbeturina vazhdojnë të hedhen edhe nëpër vende periferike të qytetit sidomos gjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, në rrugët për në fshatrat e Malësisë së Tetovës e kështu me radhë. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments