2.7 C
Tetovo
E enjte, 29 Janar, 2026
BallinaLajmeTetovë/ Masa kujdesi për të arrestuarit nga Bërvenica për armë dhe drogë

Tetovë/ Masa kujdesi për të arrestuarit nga Bërvenica për armë dhe drogë

Për tre nga pesë të arrestuarit nga Bërvenica të cilët dyshohen për tregti me drogë dhe armë, gjykata ka caktuar masën e kujdesit afatshkurtër prej 48 orëve, përkatësisht mbajtjen në dobi të hetimit. Një i dyshuar tjetër është obliguar me paraqitje.

“Dy klientët e mijë, me inicialet SZ dhe IJ që dyshohen për vepër penale tregti me drogë dhe armë dhe lëshim të pa autorizuar në treg, të paraparë me Nenin 396 të KP të RMV dhe të Nenit 215 paragrafi një, të cilat hyjnë në kategorinë e veprave të rënda dhe serioze”, tha Qenan Ramani, avokat.

Një nga pesë të arrestuarit ditë më parë, tek i cili është gjetur sasia më e madhe e parave, është liruar nga akuza, sepse i njëjti ka dëshmuar me dokument prejardhjen e parave dhe ai nuk do të ndiqet penalisht. Grupi i arrestuar ditë më parë dyshohet të ketë lidhje të forta me pushtetin aktual dhe qendror. Policia është duke punuar për zgjerimin e hetimit dhe shpartallimin e plotë të grupit kriminal./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments