10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë: Licensat dhe mungesa e stafit përsëri pengojnë hapjen e çerdhes “Rilindja”...

Tetovë: Licensat dhe mungesa e stafit përsëri pengojnë hapjen e çerdhes “Rilindja” – Kasami sërish nuk arrin të përmbushë premtimin

Sipas drejtoreshës së çerdhes, Fatlinda Jahja, për funksionimin e plotë të këtij institucioni janë të domosdoshme 28 punësime të reja. Edhe pse fillimi i vitit shkollor ishte planifikuar për në shtator, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ende nuk ka miratuar kërkesën e Komunës së Tetovës për punësimin e 28 personave të rinj. Kjo situatë ka penguar hapjen e çerdhes dhe ka bërë që lista e pritjes për të regjistruar fëmijë të arrijë në mbi 100 fëmijë.

FATLINDJA JAHJA – DREJTORESHA E ÇERDHEVE TETOVË

“Nuk mund të hapim çerdhen pa stafin e ri, sepse kjo do të kërkonte transferimin e punonjësve nga çerdhet ekzistuese, gjë që nuk është e mundur për momentin. Sapo të marrim miratimin për punësimet e reja, do të jemi të gatshëm për hapjen e objektit. Aktualisht kemi mbi 1,300 fëmijë në çerdhe, dhe jemi në proces të përshtatjes së tyre. Për momentin, lista e pritjes për regjistrim numëron 130 fëmijë. Sipas planifikimeve tona, kemi parashikuar 31 punësime, por për shkak të kufizimeve buxhetore, kemi mundësi të realizojmë vetëm 28.”

Një pengesë tjetër madhore është edhe bllokimi i procesit të licencimit për personelin e çerdheve. Rreth 3,000 persona në nivel kombëtar janë në pritje të marrjes së licencave për të filluar punën, përfshirë edhe edukatorë.

FATLINDJA JAHJA – DREJTORESHA E ÇERDHEVE TETOVË:

“Licencimi i stafit mbetet një sfidë e madhe. Komisioni për licencim nuk ka funksionuar për pothuajse nëntë muaj, dhe të rinjtë që duan të fillojnë punën në çerdhe janë të detyruar të presin deri në dy vjet për të marrë licencat. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi procedurat shpesh vonohen për shkak të thirrjeve të paplotësuara për dokumentet e nevojshme. Megjithëse afati për shqyrtimin e dokumenteve duhej të ishte gjashtë muaj, ky proces ka mbetur i pezulluar, duke lënë shumë kandidatë në pritje.”

Situata me mosfunksionimin e komisionit për licensa ka ndikuar gjithashtu në arsyetimet e çerdheve private për të shmangur ndëshkimet gjatë kontrolleve nga Inspektorati i Punës për mungesë licencash. /tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments