Në Tetovë sot është lëshuar në përdorim rruga “Sami Frashëri”, përcjell TV21. Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se projekti ka kushtuar 3,2 milionë denarë.Në këtë rrugë është instaluar edhe rrjeti i ri ujësjellësit, intervenim në kanalizimin fekal dhe ate atmosferik si dhe asfaltim i tërësishëm i rrugës. Gjithashtu, kjo rrugë përmban edhe shtigje për këmbësorë dhe ndriçim publik LED. Me shenjëzimin horizontal e vertikal ne kompletuam infrastrukturën rrugore për t’iu dhënë qytetarëve një rrugë moderne”, deklaroi Kasami.