Katër rrugë të tjera u shndërruan në njëkahëshe në Tetovë. Vendimin e morën të gjithë këshilltarët e Këshillit Komunal në Tetovë në seancën e fundit. Me këtë vendim, në Tetovë gjithsej bëhen 40 rrugë njëkahëshe, i njëjti pritet të ndikojë në lehtësimin e kaosit në trafik, shkruan Portalb.mk.
Katër rrugët e reja të shpallura si njëkahëshe në Tetovë janë:
- Rruga ”Murat Baftijari” prej rrugës ”K.R.DRNC “deri te rruga ”Vëllezërit Milladinovi“,
- Një pjesë e rrugës ”Murat Baftijari” mbi tregun e grave deri te rruga ”K.R.DNC”,
- Rruga ”Ivo Ribar Lola” prej te shkolla e muzikës deri te rruga ”T.C.Merxhan” (bibloteka e vjetër),
- Një pjesë e rrugës “K.J.Pitu” prej te udhëkryqi rruga ”T.C.Merxhan” deri te udhëkryqi me rrugën ”Strasho Pinxhur”,
- Një pjesë e rrugës “Jordan Zlatanovski“ prej rrugës “Kumanovska” deri te “Mirçe Acev“,
Sipas Fletores Zyrtare të Komunës së Tetovës, këto ndryshime në regjimin e komunikacionin do të jetë të karakterit të përkohshëm, deri në realizimin e planeve detale urbanistike në ato rrugë.
Memet Jonuzi, nga Sektori për Veprimtari Komunale sqaroi se shndërrimi i këtyre rrugëve në njëkahëshe vjen me kërkesë të vetë banorëve që jetojnë në këto lagje.
“Njëkohësisht kemi pasur disa takime me këto banorë të arsyetojnë arsyeshmërinë e asaj se pse kërkojnë të jenë njëkahëshe. Kemi pasur takime edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, konkretisht me sektorin për komunikacion që njëkohësisht është përkrahur si ide që e njëjta të kalon në këshill, t’i fusim në përdorim për atë që ne i shohim të arsyeshme që duhet të jenë si rrugë njëkahëshe”, tha Jonuzi.
Megjithatë, krahas këtyre ndryshimeve, këshilltari komunal nga PDSh-ja, Visar Palloshi propozoi që si rrugë njëkahëshe të vihet edhe një pjesë e rrugës “Vëllezërit Milladinovi”, prej kryqëzimit me rrugën “Gjorçe Petrov” deri te kryqëzimi me rrugën “Ilindenska”.
“Pasi që kemi shumë komunikacion dhe është e patjetërsueshme për ata që qarkullojnë në atë drejtim. E kam fjalën jo për pjesën poshtë prej te “Ilindenska” deri te rreth rrotullimi te “Industrialja”, por e kam fjalën për atë pjesën ku kemi dy shkolla, Istikballin dhe gjimnazin, d.m.th. ajo pjesë të bëhet njëkahëshe, edhe atë qarkullimi të bëhet prej lartë poshtë”, tha Palloshi.
Jonuzi nga Sektori për Veprimtari Komunale theksoi se kjo si kërkesë është në rregull.
“Mundet të jetë, edhe pse ne e kemi pasur si diskutim, mban”, tha Jonuzi.
Nga ana tjetër, këshilltari komunal nga Lëvizja Besa, Naim Ismaili propozoi që rruga “Gjorçe Stojçeski” të jetë njëkhahëshe deri te ura e Medicinës së Vjetër, të vazhdojë njëkaëshe edhe një pjesë e rrugës “Gjorçe Petrov” që lidhet me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” dhe të vazhdojë poshtë njëkahëshe deri te Xhamia e Pashës.
“Me të vërtetë brenda ditës bëhet haos, edhe veturat parkohen dhe është e pamundur është që të kalohet. D.m.th. të bëhen njëkahëshe si rreth”, tha Ismaili.
Për këto dy propozime, kryetari i Këshillit Komunal, Besar Durmishi nënvizoi që të njëjtat të diskutohen me sektorin përkatës dhe në qoftë se merret pëlqim nga autoritetet përkatëse,e njëjta të diskutohet në seancën e rradhës të këshillit komunal.
Ndërkaq, rrugët tjera njëkahëshe në Tetovë janë edhe:
- Një pjesë e rrugës “D.G.Kara” nga udhëkryqi me rrugën “M. P. Deralla” deri te udhëkryqi me rrugën “D. Cara”,
- Një pjesë e rrugës “J. Sandanski” nga udhëkryqi më rrugën “D. Cara” deri te udhëkryqi me rrugën “M. P. Deralla”,
- Një pjesë e rrugës “M. P. Deralla” nga udhëkryqi me rrugën “J. Sandanski” deri te udhëkryqi me rrugën “D. G. Kara”,
- Një pjesë e rrugës “Strushka” nga udhëkryqi me rrugën “A. Frashëri” deri te udhëkryqi me rrugën “G. Stojçevski”,
- Një pjesë e rrugës “A. Frashëri” nga udhëkryqi me rrugën “B. Koçovski” deri te udhëkryqi me rrugën “Gj. Petrov”,
- Një pjesë e rrugës ,,T. C. Merxhan” nga udhëkryqi me rrugën ,,K. J. Pitu” deri te udhëkryqi me rrugën ,,Kongresi i Manastirit”,
- Një pjesë e rrugës ,,T. C. Merxhan” nga udhëkryqi me rrugën ,,Kongresi i Manastirit” deri te udhëkryqi ,,K. J. Pitu”,
- Një pjesë e rrugës ,,Kongresi i Manastirit” nga udhëkryqi me rrugën “Karaorman” deri te udhëkryqi me rr.”K. J. Pitu”,
- Një pjesë e rr.”Karaorman” nga udhëkryqi me rr.”A. Frashëri” deri te udhëkryqi me rr.”K. Manastirit”,
- Rruga “Njegosheva” nga udhëkryqi me rr.”Gj. Stojçevski” deri te udhëkryqi me rr.”K. J. Pitu,
- Një pjesë e rr.”A.F rashëri” nga udhëkryqi me rr. ”Çarshinë e Epërme” deri te udhëkryqi me rr. ”Karaorman”,
- Një pjesë e rr. ”Gj.Stojçevski” nga udhëkryqi me rr. ”Çasrshi e Epërme” deri te udhëkryqi me rr.”Gj. Petrov”,
- Një pjesë e rr.”C. Dimov” nga udhëkryqi me rr.”Gj. Petrov” (urra) deri te udhëkryqi me rr. ”Çarshi e Epërme”,
- Një pjesë e rr. ”Çarshi e Epërme” nga udhëkryqi me rr. ”C. Dimov” deri te udhëkryqi me rr.”B. Milladinovi”,
- Një pjesë e rr.”B. Milladinovi” nga udhëkryqi me rr.”Çarshi e Epërme” deri te udhëkryqi me rr.”Vodnjanska”,
- Rruga “Vodnjanska” nga udhëkryqi me rr. ”B. Milladinovi” deri te udhëkryqi me rr.” Ç. e Epërme”,
- Një pjesë e rr. ”Boro Vuliq” nga udhëkryqi me Bul. “Ilindeni” deri te udhëkryqi me rr. ”Andreja Siljanoiviq”,
- Një pjesë e rr. ”121” nga udhëkryqi me bul. “B. Toska” deri te udhëkryqi me rr.”120”,
- Një pjesë e rr. ”D. G. Kara” nga udhëkryqi me rr.“D. Cara” deri te udhëkryqi me rr.”133”,
- Një pjesë e rr.”133” nga udhëkryqi me rr.” “D. G. Kara” deri te udhëkryqi me rr.”132”,
- Një pjesë e rr. ”132” nga udhëkryqi me rr.”133”. deri te udhëkryqi me rr.”.D.Cara”,
- Një pjesë e rr. ”M. A. Çento” nga udhëkryqi me Bul. “Ilindeni” deri te udhëkryqi me rr.”J. Sandanski”,
- Një pjesë e rr. ”19 Nëntori” nga udhëkryqi me rr.”S. Pinxhur” përreth Qendrës tregtare “Llovec”,
- Një pjesë e rr. ”B.Koçovski” nga udhëkryqi me rr. “K .J. Pitu” deri te udhëkryqi me rr.”114”,
- Një pjesë e rr.”B. Koçovski” nga udhëkryqi me rr.“Gj. Stojçevski” deri te udhëkryqi me rr.”A. Frashëri”,
- Një pjesë e rr. ”Karaorman” nga udhëkryqi me rr. “K. J. Pitu” deri te udhëkryqi me rr.”K. Manastiri”,
- Një pjesë e rr. ”C. Dimov” përreth bllokut në afërsi të urës për këmbësor në Çarshi të Epërme
- Një pjesë e rr. ”N. Teslla” nga udhëkryqi me rr.”M.Acev” deri te bul”Ilindeni”.
- Një pjesë e rr. ”N. Teslla” nga udhëkryqi me rr. ”Probishtip” deri te udhëkryqi me rr.”J. Zllatanovski”,
- Një pjesë e rr. ” J .Zllatanovski” nga udhëkryqi me rr.”N.Teslla” deri te udhëkryqi me rr.”L.B.Pish”,
- Një pjesë e rr. ” L. B. Pish” nga udhëkryqi me rr. ”J. Zllatanovski” deri te udhëkryqi me rr. ”Probishtip”,
- Një pjesë e rr. ” Probishtip” nga udhëkryqi me rr.” L. B. Pish” deri te udhëkryqi me rr. ”N. Teslla”,
- Një pjesë e rr .” M. A. Çento” nga stacioni hekurudhorë përreth stacionit të autobusëve,
- Një pjesë e rrugës “K. J. Pitu” nga udhëkryqi me rrugën “T. C. Merxhan” deri te udhëkryqi me rrugën “B. Koçovski”,
- Një pjesë e rrugës “K. J. Pitu” nga udhëkryqi me rrugën “B. Koçovski” deri te udhëkryqi me rrugën “T. C. Merxhan”.
Ndryshe, kaosi në trafik në Tetovë mbetet i pazgjidhur. Kujtojmë se Komuna e Tetovës nuk arriti ta realizojë në tërësi planin për krijimin e parkingjeve në vitin 2022. Ndërkaq sa u përket garazheve në kate dhe parkingjeve të mbyllura, të njëjtat sipas komunës do fillojnë të ndërtohen gjatë këtij viti.