Edhe në Agjencinë për Punësim në Tetovë ka radhë të gjata të qytetarëve që presin për të marrë vërtetim, që të mund të shfrytëzojnë masën e re të Qeverisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, përcjell TV21. Për të shfrytëzuar këtë masë prej 1200-1800 denarëve, prindërit duhet të kenë të ardhura më të ulëta se 50.000 denarë.