-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë- Dëmet nga shiu, përfundon sot afati për dorëzimin e dokumentacionit

Tetovë- Dëmet nga shiu, përfundon sot afati për dorëzimin e dokumentacionit

Përfundon afati për dorëzimin e dokumentacionit dhe plotësimit të formularëve për dëmet e pësuara nga reshjet e javës së shkuar.

Në Tetovë, për pesë ditë janë paraqitur rreth 500 dëme të shkaktuara nga breshëri, ndërsa kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë.

“Sot është dita e fundit që bëhet paraqitja e dëmeve nga vërshimet që patëm në territorin e komunës së Tetovës. Në territorin e Tetovës janë paraqitur gjithsej 490 persona dhe nuk është bërë klasifikimi ende i tyre sepse arkivi ka pranuar gjitha dëmet. Më pas komisioni do bëj vlerësimin dhe verifikimin e dokumentacionit, ndërsa më pas do dilet edhe në terren për verifikim të fakteve”, thotë Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Dëme të mëdha janë paraqitur edhe në komunën  e Zhelinës. Reshjet dhe breshëri kanë dëmtuar fusha me të mbjella, objekte banimi, por edhe makina.

“Deri më sot kemi 140 parashtresa, ndërsa sot është afati i fundit i paraqitjes. Të hënën do dilet në terren me komisionin për verifikim të situatës. Kemi parashtresa për prona private shtëpi, toka bujqësore dhe vetura të dëmtuara. Ka shumëllojshmëri dëmesh dhe ka situatë reale por ne do iu dalim në ndihmë me kompletimin e dokumentacionit dhe do i parashtrojmë tek shkalla e dytë e komisionit shtetëror për dëmshpërblim”, thekson Jasin Shaqiri, komuna e Zhelinës.

Mbetet ende e pa qartë se si do bëhet kompensimi i dëmeve në bujqësi, sidomos ndaj personave që kanë marrë toka në shfrytëzim pa kontratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments