9.8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë / Bilall Kasami dhe zëdhënësi i Komunës me deklarata të ndryshme...

Tetovë / Bilall Kasami dhe zëdhënësi i Komunës me deklarata të ndryshme për pishinën e mbyllur

Pishina e mbyllur në Tetovë nuk është dashur të përfundojë në shkurt të vitit 2020 siç thotë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami por në atë datë kanë filluar të realizohen punimet. Këtë e thotë zyra për informim në Komunën e Tetovës, duke theksuar gjithashtu se nuk ka vonesa në realizimin e punimeve siç ka thënë kryetari. Edhe nga Agjencia për Rini dhe Sport u shprehën se punimet janë drejt fundit, shkruan Portalb.mk.

Bilall Kasami me 8 Mars në profilin e tij në Facebook pas vizitës te pishina e mbyllur shkroi se e njëjta është dashur që të jetë gati në muajin shkurt të vitit 2020.

Por, të kundërtën e thonë nga zyra për informim e Komunës së Tetovës. Ata për Portalb.mk shprehen se pishina ka filluar të ndërtohet në shkurt të vitit 2020 pas nënshkrimit mes investitorit e cila është Agjencia për Rini dhe Sport dhe kompanisë kontraktuese Eurovia.

“Afati i realizimit ka qenë 18 muaj. Siç na ka informuar investitori, punimet janë në kohë dhe nuk ka aspak ngecje dhe janë në përfundim. Aktualisht vijon procesi i testimit të instalimeve dhe brenda 14 ditëve do të dorëzohet te investitori. Agjencia pas realizimit të investimit e dorëzon objektin te shfrytëzuesi i cili është Komuna e Tetovës”, thanë nga zyra për informim e Komunës së Tetovës.

Nga Agjencia për Rini dhe Sport për Portalb.mk thonë se në këtë investim kapital janë përmbyllur të gjitha fazat e ndërtimit, ku për  momentin po realizohen vetëm ndërhyrje teknike ku janë vërejtur lëshime përgjatë ndërtimit.

“Të gjitha fazat e ndërtimit dhe konstruimit janë përmbyllur me sukses dhe nuk ka vonesa nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport në ndërtimin e pishinës në Tetovë, ku sipas kontratës për ndërtimin e konstuktit të kësaj pishine, ka qenë e paraparë që punët të përfundojnë 18 muaj pas fillimit të tyre. Ndërsa për momentin pritet miratimi i kërkesës tonë nga ana e Komunës së Tetovës për montimin e paneleve diellore fotovoltaike për efikasitet energjetik, me të cilat do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës deri në 80%. Ky investim shtesë është jashtë projektit bazë të pishinës së Tetovës, ku ne si institucion, së bashku me Qeverinë e RMV-së përkrahim Komunën e Tetovës”, thanë nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Pishina e mbyllur në Tetovë, foto: Bilall Kasami

Agjencia për Rini dhe Sport e realizon investimin kapital, ndërsa pas ndërtimit të objektit, me pishinën do të menaxhojë Komuna e Tetovës dhe funksionaliteti i pishinës do të varret nga Komuna. Ku kjo e fundit ka në dorë përgatitjen e terrenit për ndërtim, sigurimin e energjisë elektrike, instalim në kanalizimin atmosferik, ndërtimin e kushteve për instalim në ujë dhe kanalizim si dhe të tjera.

Pishina kap vlerën prej 43 milionë denarëve, para nga Agjencia. Objekti ka dimensione 20×30 m me një sipërfaqe prej 600 m2 e cila përmban: Aneks me dhomat e zhveshjes për djem dhe vajza, tualete dhe dushe. Dhomë makinerie në të cilën ndodhen pajisjet hidro- termale të makinerisë. Shtrati i pishinës është me gjatësi 25 m, gjerësi 9 m dhe thellësi nga 0.80 m në 1.20 m. Ndërsa shtrati i pishinës është bërë me teknologjinë më të fundit të çelikut inox të petëzuar me membranë të fortë PVC.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments