Bulevardi “Bllagoja Toska” në Tetovë assesi të përfundojë. Mbeturina, qen endacak, pa ndriçim, pluhur dhe baltë gjatë motit me shi. Këto janë disa nga problemet e banorëve që jetojnë në këtë zonë. Ata thonë se vazhdimisht janë ankuar, por autoritetet nuk i dëgjojnë kërkesat e tyre.
“Në këtë lagje kemi problem me rrugën, sidomos tash si të fillon pluhuri na mbyti, uji na mbyti, lloç, të gjitha i kemi problem. Problem tjetër kemi me rrymën. Një vit e gjysmë që e kanë ndalë dhe nuk vijnë ta lëshojnë. Me trotuaret të njëjtin problem e kemi. Kemi qenë, jemi ankuar, na kanë thënë do behët, sot do behët, nesër dhe asgjë nuk është bërë deri më sot.”
“Shteti vetë duhet të logjikojë, ne paguajnë tatim në pronë, rrymë, ujë, paguajmë takim në artikuj, për këtë shtet, e shteti neve na ka nxjerr si me qenë në Afrikë. Në shekullin 21 me qenë kështu, kjo është poshtërsi dhe shteti duhet të marr masa, nuk di çka të them në qoftë se vijnë mirë, nëse jo zoti hajrn na dhashtë me këto.”
Por nga komuna e Tetovës gjegjësisht nga Sektori për Rrugë edhe Tokë Ndërtimore thonë se kjo rrugë do ndërtohet, dhe punimet do të fillojnë këtë vit.
“Ne me këtë veç kemi filluar procedurat. Projekti është veç se ekzistues, kemi një ndërhyrje me elaborat gjeodezik që duhet të bëhen matjet. lemi në përfundim të të gjitha atyre procedurave dhe menjëherë pas asaj mendoj se do të ketë hapje të tenderit që e njëjta për këtë vit planifikojmë të jetë e realizueshme.”- deklaroi Memet lonuzi – Sektori i Rrugëve Tetovë. Kjo rrugë duhet ta lidhë qytetin e Tetovës me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë. Ky bulevard ka filluar 30 vite më parë, por deri më tani assesi të përfundojë.