17.1 C
Tetovo
E diel, 7 Shtator, 2025
BallinaLajmeTETOVË: BDI i reagon Kasamit për ujësjellësin, promovon projektet tona

TETOVË: BDI i reagon Kasamit për ujësjellësin, promovon projektet tona

BDI i ka reaguar kreut të Tetovës Bilall Kasamit, lidhur me projektin e ujësjellësit duke thënë se ai është projekt i tyre. “Duke mos pasur asnjë ide, vizion dhe projekt të filluar që nga marrja e mandatit, Kasami dhe udhëheqësia komunale vazhdon të promovojë projektet e BDI-së, njëjtë siç ka bërë tashmë 4 vite me radhë”, thuhet në reagimin e integristëve.Në një komunikatë për media nga partia e Ahmetit thonë se projekti i promovuar sot, në lagjen 146 – Bregu i Diellit, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit është një projekt tërësisht i projektuar dhe buxhetuar në kohën e BDI-së. Së pari, në këtë lagje është ndërtuar bazeni akumulues i ujit të pijshëm, në vlerë prej 3 milionë denarëve. Nga BDI thonë se në vitin 2020, janë ndarë 13 milionë denarë, në vitin 2021 edhe 17 milionë denarë për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit dhe punimet filluan në gusht të vitit 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments