7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë-Ambasadorja Amerikane Kate Marie Byrnes/ Mosmarrja e datës me BE-në, të mos...

Tetovë-Ambasadorja Amerikane Kate Marie Byrnes/ Mosmarrja e datës me BE-në, të mos jetë arsyetim për mosrealizim të reformave

Shpresoj që mos-dakordimi për dhënien e datës nga Bashkimi Evropian nuk do të shfrytëzohet si arsyetim për mosrealizim të reformave të nevojshme, ishte ky mesazhi që ambasadorja amerikane në Maqedoni, Kejt Meri Berns (Kate Marie Byrnes) e dha në ligjëratën e hapur sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), transmeton Portalb.mk.

Ambasadorja amerikane, Kate Byrnes sot para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore mbajti një ligjëratë publike.

“Unë e di se në Maqedoninë e Veriut tetori do të mbahet mend si muaji i zhgënjimit, ishte një zhgënjim i madh edhe për ne kur Bashkimi Evropian nuk i dha datë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave, ne gjithmonë kemi qenë të zëshëm dhe kemi përkrahur integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian sepse konsiderojmë se është gjëja e duhur që duhet bërë. Mosdhënia e datës në tetor kishte shumë pak të bëje me Maqedoninë e Veriut, kurse gjithçka ishte si pasojë e vetë Bashkimit Evropian dhe këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shumë shtete anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha ambasadorja amerikane, Kate Byrnes

Ceremonia e hapjes të Klinikës Ligjore në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ambasadorja amerikane Sh.S. Kate Marie Brynes në Universitetin e Evropës Juglindore.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments