4.9 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTetovë, 60-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje e dyfishtë në...

Tetovë, 60-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje e dyfishtë në Çellopek

Me burgim të përjetshëm është dënuar 60-vjeçari I.I. nga Çellopeku i Tetovës, i akuzuar për vrasje të dy kushërinjve të tij, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur me 27 dhjetor të vitit të kaluar, ku të vrarë mbetën babë e birë, kushërinjtë të tashmë të dënuarit. Nga të shtënat e 27 dhjetorit, i plagosur ishte edhe tashmë i dënuari. Avokati i familjes së viktimave, Valon Adulhamiti tha se vendimi është konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë.Në cilësinë e avokatit të palës së dëmtuar, njoftoj se pas publikimit të vendimit të shkallës së pare nga ana e Gjykatës, i akuzuari për vrasjen e dyshifshtë të ndodhur më datë 27.12.2023, është shpallur i fajshëm për të gjitha akuzat të cilat janë ngritur ndaj tij, dhe i njëjti është dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për familjen e viktimave dhe është një konfirmim i angazhimit të sistemit të drejtësisë për të siguruar që ata që kryejnë krime të tilla të mbahen përgjegjës për veprat e tyre. Në këtë moment, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha autoriteteve që kanë kontribuar në këtë proces, të cilët kanë mundësuar drejtësinë ta gjej vendin e vet si dhe familjes së viktimave për durimin dhe forcën që kanë treguar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ata dhe të sigurohemi që drejtësia të zbatohet në mënyrë të plotë dhe të pakompromis”, tha Adulhamiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments