Dy mërgimtarë të rinj të suksesshëm që jetojnë dhe punojnë në Zvicër nuk i harrojnë trevat e tyre. Bëhet fjalë për Rezon Ibrahimin nga Tetova dhe Enis Hysenin nga Presheva që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Ata me vetëinicativë të tyre kanë sjellë një donacion për shërbimet emergjente të zjarrfikësve të Tetovës. Ata sot në mbrëmje dorëzuan donacionin të shoqëruar nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.