Mbushja e gropave në rrugët e Tetovës ka filluar të behët me pllaka begatoni. Komuna e Tetovës ka marr një aksion edhe për nivelimin e pusetave, mirëpo pjesa më e madhe e rrugëve mbesin të dëmtuara pjesërisht. Qytetarë edhe shoferë të makinave thonë se rrugët janë në gjendje shumë të keqe dhe se po dëmtohen veturat.
“Çfarë të them, rrugët si i shihni në qytet nuk bëjnë aspak”
“Gjendja e rrugëve është katastrofë edhe në këmbë të ecish pengohesh, gropa gjera sende, ke invalid ke gra me karroca kalojnë, problem është.”
“Se shpejti do te hapet tenderi për sanimin e gropave në shumë prej 10 milionë denarë me TVSH. Sanimi i gropave me pllaka begatoni i sanon kompania qe e ka tenderin nga viti i kaluar për punë intervente”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Në vitin 2021 komuna e Tetovës kishte ndarë 7 milionë e 250 mijë denarë për sanimin e gropave, dhe pas marrjes së mandatit Bilall Kasami filloi t’i sanojë të njëjtat, por edhe ato që u sanuan u shkartuan vetëm pas disa muajve.