16.9 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeTetova shënoi Ditën e Plisit

Tetova shënoi Ditën e Plisit

Në Tetovë sot u shënua Dita e Plisit, përcjell TV21. Organizatori Shefki Selami në fjalimin e tij tha se është koha për bashkim, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të kultivojnë kulturën dhe trashëgiminë tonë dhe mos të adhurojnë të huajën.“Zakoinisht kemi folur ne të gjithë vetëm për plisin dhe trashëgiminë tonë në humbje, por koha është tash se na lindin disa përçarje të mëdha, qofshin ata partiake, qofshin fetare, por unë do të përmendi vetëm një thënie të të madhit Faik Konica, i cili thotë, shqiptarët nuk ndahen në të krishterë dhe muhamedanë, por ndahen në patriotë ose kombëtarë, në të cilin bëjnë pjesë edhe krishterët edhe muhamedanët, por edhe në grupin tjetër, që nuk do ta them si thotë, por do të them në tradhtarë, por edhe në atë grub bëjnë edhe të tjerët. Prandaj, është koha që të bashkohemi e jo të përçahemi, për këtë qëllim, Shoqata për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët”, tenton të ofrojë një numër të madh të të rinjve, të cilët do të duhet ta kuptojnë ardhmërinë tonë, kulturën tonë dhe trashëgiminë tonë, e mos të adhurojnë të huajën”, tha mes tjerash Selami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments