Të punësuarit e Ndërmarrjes publike “Tetova” ka 2 muaj që punojnë pa rroga, ndërsa vazhdojnë që të pastrojnë qytetin e Tetovës nga mbeturinat. Ata nuk duan të flasin para kamerave pasi një pjesë e tyre janë edhe me kontratë në vepër dhe rrezikojnë vendin e punës. Ata janë ankuar në redaksinë tonë se edhe përkundër punës që janë duke e bërë çdo ditë, ata nuk marrin pagesën në kohë. Nga ndërmarrja publike komunale pranojnë se të punësuarit kanë vonesa në paga, por thonë se kanë filluar që të stabilizojnë situatën.
Edhe pse pothuajse mërgimtarët tashmë kanë shkuar. Tetova vazhdon të jetë e mbushur me mbeturina. Aktivisti ekologjik Arjanit Xhaferi thotë se kjo vjen si pasoj e mos pasjes së interesimit për të zgjedhur problemin.
“Grumbullimi i mbeturinave ndodhë si rezultat jo i ardhjes së mërgimtarëve, por si rezultat i injorimit të problemit të kësaj administrate tash më tetë vite, por edhe administratës së kaluar me çka nuk është bërë një zgjidhje e qëndrueshme e përhershme për grumbullimin respektivisht menaxhimin. Nuk ka ndryshuar asgjë në numrin e automjeteve të mbeturinave, nuk ka ndryshuar në mënyrën se si menaxhohen ato ngjashëm mbarten ato dërgohen në një pika transitore që është një deponi e madhe e egër në mes të tokave pjellore të Pollogut dhe nuk ka ndryshuar as mënyra e pastrimit të rrugëve. Mbeturinat janë për shkak është mos interesimit të komunës së Tetovës për ta menaxhuar edhe zgjidhur këtë problem si duhet”, deklaroi Xhaferi.
Javë më parë nga ndërmarrja publike komunale deklaruan se në shtator pritet që të arrin edhe 6 kamionë për pastrimin e rrugëve dhe grumbullimin e mbeturinave, ku bashkë me ata do të arrijnë edhe 330 kosha plehrash. Por edhe pse mërgimtarët shkuan, edhe pse qyteti i Tetovës është në kohë pandemie edhe lëvizja e qytetarëve është dita ditës sa më pak i lëvizshëm, në shumë lokacione, shohim kosha plehrash që janë shndërruar në deponi të vogla.