Në qytetin e Tetovës vërehen shumë mbeturina, përcjell TV21. Punonjësit e higjienës komunale thonë se nuk do ta pastrojnë qytetin, për deri sa nuk i marrin rrogat për 3 muajt e fundit. Në protestë, Higjienës komunale sot iu bashkëngjitën edhe të punësuarit e ujësjellësit dhe gjelbërimit.