9.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeTetova me 250 nxënës më pak / Vetëm nga Poroji këtë vit...

Tetova me 250 nxënës më pak / Vetëm nga Poroji këtë vit janë shpërngulur 35 nxënës

Në Tetovë vitit shkollor filloi me 250 nxënës më pak se vitin e kaluar. Mungesa më e madhe e nxënësve vihet re në shkollat e mesme ku këtë vit shkollor janë regjistruar 200 nxënës me pak, ndërsa në shkollat fillore 50 nxënës me pak sesa vitin e kaluar, thonë nga zyra për arsim pranë komunës së Tetovës.

Gjithsej në komunën Tetovë janë regjistruar 921 filloristë në klasë të parë , ku në krahasim me vitin paraprak numri pothuajse është i njëjtë, ku kemi një rënie me 50 nxënës prej vitit shkollor 2021/2022. Sa i përket numrit të shkollave të mesme kemi një rënie që për fat të keq në krahasim me vitin shkollor 2021/2022 kemi një rënie prej 200 nxënësve, shkaku i shpërnguljes në vendet perëndimore”, tha Nazmi Dauti, Sektori për arsim i Komunës së Tetovës

Vetëm në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Poroj janë regjistruar 30 nxënës më pak se vitin e kaluar, ndërsa drejtori thotë se brenda tetë viteve numri i nxënësve ka rënë për më shumë se 50%.

“Nga viti i ri deri më tani 35 nxënës janë shpërngulur në perëndim, një fakt i hidhur është se edhe në këto ditët e para të vitit shkollor ka prind që na paraqiten që fëmijët do të shpërngulen në perëndim. Vite më para në këtë shkollë numri në klasë ka qenë nga 35 deri në 40 nxënës ndërsa tani një paralele ka nga 20 deri në 25 nxënës, dhe të them të drejtën kjo shkollë ka pasur 1500 nxënës tani ka 750 nxënës, gjysmë për gjysmë”, u shpreh Bujar Islami, drejtori i Shkollës “Skënderbeu” në Poroj.

Problem në shkollat e Tetovës vazhdon të mbetet mos furnizimi me libra. Vitin që shkoi në Tetovë mungonin mbi 20 mijë libra, ndërsa tani nga komuna thonë se janë duke përllogaritur numrin e librave që mungojnë në shkolla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments