25.9 C
Tetovo
E martë, 15 Korrik, 2025
BallinaOpinion“Tetova është e zemëruar, do t’i përgjigjet ashpër Bilall Kasamit”

“Tetova është e zemëruar, do t’i përgjigjet ashpër Bilall Kasamit”

Sefer Selimi

1. #Çairi – kjo është zona që do të përcaktojë gjithë skenën politike shqiptare në RMV. Nëse Izet Mexhiti, qoftë personalisht ose përmes një kandidati të deleguar e humb Çairin atëherë e gjithë nisma “Vlen” dështon. Nëse BDI bashkë me Frontin (sido që ta quajnë veten) nuk arrijnë të konsolidojnë radhët dhe ta fitojnë Çairin, atëherë beteja e tyre do të zvarritet të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill, maj ose ndoshta në vitin 2028.

2. #Tetova – qyteti do të përgjigjet përtej asfaltit, fasadave dhe kanalizimeve. Nënçmimi që i bën Lëvizja Besa përmes Bilall Kasamit duke e llogaritur fitoren si të garantuar falë përkrahjes nga VMRO-DPMNE, më shumë nxit zemërim sesa sjell vota. Tetova do të jetë një betejë e vështirë mes Frontit dhe VMRO-së ku Kasami ose do të përfundoj në histori, ose do të ngelet peng i Mickoskit.

3. #Kërçova – është basti personal i kryeministrit Mickoski për të përmbyllur narrativën “ta kthejmë shtetin”. Por, siç dështoi në vitin 2021 kur edhe Musa Xhaferi ishte kundër BDI-së do të dështojë përsëri. Kërçova nuk do t’i nënshtrohet këtij eksperimenti.

4. Komunat e tjera duken më të qarta dhe në shumicën e rasteve pritet të mbyllen që në raundin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments