etova ka ditë me radhë që është mbuluar nga deponitë e vogla po thuajse në çdo lagje të qytetit dhe e gjithë ky kaos po kalon para syve të autoriteteve komunale. Fotot janë publikuar nga qytetarë të ndryshëm por edhe nga faqja “Mobilizohu, Informohu, Raporto Tetovë” e cila faqe ishte mbështetur nga ambasada Zvicerane për të ngritur vetëdijen kolektive në trajtimin e mbeturinave në komunën e Tetovës, shkruan Top24
Edhe për kundër faktit që Tetova po përballet me një katastrofë ekologjike deri më tani nuk është vërejtur asnjë reagim nga shoqatat ambientaliste që veprojnë në këtë qytet.
