BallinaLajmeTetova e ngulfatur me mbeturina / Të punësuarit e Ndërmarrjes tre muaj... LajmeMaqedoni Tetova e ngulfatur me mbeturina / Të punësuarit e Ndërmarrjes tre muaj pa rroga By admin 10.07.2023 0 235 Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Mërgimtarët ende nuk kanë ardhur. Fluksi i zakonshëm i verës në Tetovë ende nuk ka nisur, por qyteti është i stërmbushur me mbeturina. Të punësuarit e NPK “Tetovë” vazhdojnë të kenë vonesa në rroga. Kanë treguar se paga nuk kanë marrë tashmë 3 muaj, por sipas kryetarit të komunës, fajet i kanë qytetarët që hedhin mbeturina vend e pa vend. Bilall Kasami në seancën e Këshillit tregoi se tash janë instaluar kamera dhe se inspektorati komunal do të sanksionojë qytetarët e papërgjegjshëm.“Problematika tjetër që ka të bëj me kulturën e qytetarëve për të hedhur mbeturina gjithandej dhe në atë pjesë ne jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje. Desha t’i informoj qytetarët se veç më në disa pika kritike janë të instaluara kamera të cilat përcjellin keqpërdorimet qytetarët e pandërgjegjshëm, informata që i kam, inspektorati komunal për ekologji veç më është në shqyrtim të atyre kamerave dhe informojmë qytetarët se do të ketë dënime dhe padi për ata qytetarë të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturinat aty ku nuk e kanë vendin”, tha Kasami.Kryesuesi i Këshillit Komunal Besar Durimishi për mosmarrjen e rrogave akuzon pushtetin qendror, gjegjësisht drejtorin për të Hyra Publike se ua bllokon llogarinë, ndërsa shton se deri sa llogaria do të jetë e bllokuar nuk do të ketë rroga për të punësuarit e NPK-së.“Është fakt se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka bllokuar xhirollogarinë e NPK “Tetova” borxhi që është nuk është borxh që ne e kemi krijuar por ne e kemi trashëguar dhe përballemi me bllokada të ndryshme nga institucionet qendrore.Gazetari: Nuk kanë rroga të punësuarit dhe pyetja ishte se kur do marrin rroga?-E përmenda se ndërmarrja e ka xhirollogarinë e bllokuar.Gazetari: Kjo do të thotë se do të vazhdojnë të ngelin pa rroga?-Po”, tha Durmishi.Në nëntor të vitit që e lamë pas, Komuna e Tetovës ndau 25 milionë denarë NPK “Tetova” për të mbuluar në atë kohë pagesat e të punësuarve me kontrata. Edhe pse atëherë u tha se me këto mjete do të paguhen rrogat deri në fund të vitit dhe më pas situata me rrogat do të stabilizohet, përsëri të punësuarit e NPK “Tetova” janë tash e tre muaj pa rroga. Share FacebookTwitterPinterestWhatsApp Artikulli paraprakVIDEO | Vazhdojnë protestat, tre të lënduar – ka edhe të arrestuarArtikulli tjetërGërvalla nuk pendohet e përsëritë se “BE-ja është tigër prej letre” – e akuzon edhe opozitën admin RELATED ARTICLES Lajme Përplasje, gaz lotsjellës dhe autobot me ujë/ Përfundon pas tri orësh protesta e opozitës, rikthehet në normalitet qarkullimi i automjeteve 26.11.2024 Lajme Një shqiptar fiton zgjedhjet në Morbach, Arianit Besiri do ta drejtojë komunën gjermane 26.11.2024 Lajme Albin Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,z.Andrija Mutnjakoviq 26.11.2024 - Advertisment - Most Popular Përplasje, gaz lotsjellës dhe autobot me ujë/ Përfundon pas tri orësh protesta e opozitës, rikthehet në normalitet qarkullimi i automjeteve 26.11.2024 Një shqiptar fiton zgjedhjet në Morbach, Arianit Besiri do ta drejtojë komunën gjermane 26.11.2024 Albin Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,z.Andrija Mutnjakoviq 26.11.2024 KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut në veri 26.11.2024 Më shumë Recent Comments