Nga nesër, 20 janar, deri të shtunën, 31 janar, do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i kamerave të instaluara të mbikëqyrjes së trafikut nga projekti “Qytet i Sigurt”, informoi Ministria e Brendshme. Testimi do të kryhet çdo ditë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t’u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në vazhdim.Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në lokacione me kamera të instaluara në qytetin e Shkupit. U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara, njofton Ministria e Brendshme.
