SHA ESM njoftoi sot se termocentrali “Oslomey” është mbyllur nga modaliteti i funksionimit për arsye parandaluese pas shfaqjes së dridhjeve në sistemin e ventilimit, i cili javën e kaluar u përfshi nga zjarri gjatë vetëndezjes së qymyrit.
– Po kryhen rikontrolle nga kompania e autorizuar e jashtme dhe pritet që së shpejti të hiqet pengesa dhe termocentrali të kthehet në rrjet. Nuk do të ketë mungesë të energjisë elektrike në prodhimin e SH.A. ESM, sepse kapacitetet punojnë sipas planit dhe çdo devijim i një kapaciteti të caktuar kompensohet – njofton SHA ESM.
Gjatë ditës dhe natës së kaluar janë prodhuar 17.454 MWh energji elektrike, që sipas AD ESM i tejkalon nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.