Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën qindra persona.Ai ka shprehur ngushëllimet për personat që humbën jetën dhe njofton se një grup shpëtimi po niset drejt Turqisë për t’i ardhur në ndihme ekipeve të kërkim-shpëtimit atje, në mënyrë që të mund të shpëtohen apo gjenden trupat e mbetura nën rrënoja.