1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTërhiqet Vuçiç, e kundërshton propozimin europian

Tërhiqet Vuçiç, e kundërshton propozimin europian

Zotohet të mos zbatojë nenin 4 duke penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pranoi të Martën në mbrëmje në një intervistë për televizionin publik RTS se synon të fitojë kohë duke mos nënshkruar propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai tha se nuk do të zbatojë nenin që lejon Kosovën të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Kjo çështje adresohet në Nenin 4 të propozimit europian, ku thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Por Vuçiç që refuzoi të Hënën nënshkrimin e propozimit, thotë se nuk do ta zbatojë këtë pjesë.

“Për aq kohë sa jam President i Republikës, nuk do të nënshkruaj as njohjen formale e as informale të Kosovës, as anëtarësimin në OKB. Kështu që unë nuk do ta zbatoj as anëtarësimin në OKB as diçka të ngjashme. E kam përsëritur tashmë 50 herë.”

Palët ranë dakord në parim të hënën duke pranuar planin europian ndërsa bisedimet do të vazhdojnë për mënyrën se si do të zbatohet.

 “Jemi duke bërë një plan zbatimi dhe Lajçak do të vijë këtu dhe në Prishtinë. Kur të vijnë tek ne, unë jam gati të flas dhe të negocioj për gjithçka tjetër, përfshirë planin e zbatimit, por nuk do ta nënshkruaj atë.”

Ende nuk ka asnjë reagim nga të dërguarit e posaçëm, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak për qëndrimet e fundit të Vuçiçit. I vetmi që reagoi ishte kryeministri Kurti në Twitter.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments