Në Rusi, shkronja “Z” është kthyer në simbolin pro luftës për pushtimin e Ukrainës, shkruan Euronews.
Simboli po përdoret gjerësisht nga politikanët, dhe personazhet e njohura dhe gjendet e vizituar në makina dhe reklama.
Ky simbol gjithashtu është përdorur dhe në protestën e serbëve në Beograd, për të shprehur mbështetjen për Rusinë.
Shkronja “Z” në alfabetin rus cirilik shkruhet ndryshe dhe ngjason me 3, shumica e rusëve njohin shkronjat latine.
“Z” mendohet se fillimisht është përdorur nga ushtria ruse si një simbol i lehtë për të dalluar forcat e tyre gjatë ndërhyrjes.
Disa teori që po qarkullojnë janë shpjegime të tjera për përdorimin e këtij simboli.
Fillimisht u lexua si “2” duke prezantuar datën 22 shkurt (22/02/2022) kur Rusia lidhi marrëveshje bashkëpunimi me dy republikat në lindje të Ukrainës.
Por, tani shumë besojnë se simboli është vetëm një shenjë që forcat ruse të dallojnë forcat e tyre.
Veterani i forcave speciale ruse, Sergey Kuvykin thotë për revistën ruse “Life” se pjesë të ndryshme të ushtrisë përdorin simbole të ndryshme.
“Simbole me Z dhe rreth, Z dhe fushë apo Z si yll janë Z në forma të ndryshme që përdoren për t’u siguruar se janë trupat tanë”, tha ai.