Bllokada që ishte vendosur dje në pikëkalimin kufitar në Jarinje për qytetarët me dokumente të Republikë së Kosovës, tashmë është hequr.
Lajmi konfirmohet për mediat vendase nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, qarkullimi po vazhdon pa ndonjë problem.
“Për momentin ka qarkullim”, ka deklaruar Elshani.
Elshani tha se atje situate është e qetë dhe se nuk është shënuar ndonjë incident.
Dy pikat tjera kufitare, Bërnjaku dhe Jarinja, vazhdojnë te jenë të mbyllura.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha mbrëmë se këto pika do të mbeten të mbyllura deri në largimin e personave të maskuar.