-5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeTensionet në veri të Kosovës, BBC: Rrugët e bllokuara ndërsa dhuna mes...

Tensionet në veri të Kosovës, BBC: Rrugët e bllokuara ndërsa dhuna mes protestuesve serbë dhe policisë vazhdon

Protestuesit serbë në veri të Kosovës bllokuan rrugët për të dytën ditë të dielën pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Kështu shkruan BBC në një artikull për situatën e tensionuar në veri.

“Kamionë dhe automjete të tjera të rënda bllokuan disa rrugë kryesore që të çojnë në dy pika kufitare me Serbinë.

Tensionet e gjata midis autoriteteve dhe pakicës serbe të Kosovës janë rritur javët e fundit.

Protestat e fundit u shkaktuan nga arrestimi i një ish oficeri të policisë serbe të shtunën.

Kryeministri Albin Kurti i përshkroi protestuesit si “banda kriminale” dhe kërkoi nga Forca paqeruajtëse e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO që të heqë barrikadat”, shkruan BBC.

BE bëri thirrje për rivendosjen e paqes, duke thënë se një granatë goditi një nga automjetet e saj të blinduara që patrullonin veriun e Kosovës të shtunën në mbrëmje.

Sa herë që rriten tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ose ndërmjet pakicës serbe të Kosovës dhe autoriteteve në Prishtinë – paqeruajtësit e KFOR-it të NATO-s luajnë një rol vendimtar.

“Ata nuk duhet të bëjnë asgjë të veçantë. Thjesht prania e 4000 trupave shumëkombëshe ka qenë e mjaftueshme për të parandaluar çdo problem serioz për pjesën më të mirë të dy dekadave.

Autoritetet në Beograd mbështeten në KFOR për të garantuar sigurinë e serbëve të Kosovës. Ata i frikësohen përsëritjes së dhunës në vitin 2004, e cila rezultoi në vdekjen e disa serbeve, qindra të tjerë u plagosen dhe pati zhvendosje të mijëra familjeve serbe”, shkruan nder te tjera BBC.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments