7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTensionet në veri, eksperti gjerman i drejtohet Perëndimit: Bëjani të qartë Beogradit...

Tensionet në veri, eksperti gjerman i drejtohet Perëndimit: Bëjani të qartë Beogradit këtë gjë dhe do të arrihet de-përshkallëzimi

Eksperti gjerman Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit, me seli në Berlin, ka folur lidhur me mundësinë e uljes së tensioneve në veri të Kosovës.

Për gazetën “Bota sot”, Bassuener ka thënë se ndërkombëtarët do të duhej t’ia bënin të qartë Serbisë, se provokimet në Kosovë, janë të papranueshme dhe se të njëjtat do të shkaktojnë pasoja për Beogradin.

Mendoj se nëse Perëndimi demonstron përkushtimin e tij për “de-përshkallëzimin” duke ia bërë të qartë Beogradit se shfaqjet e miratuara të luftënxitjes, si dhe vendosja e ushtrisë serbe në gatishmëri, janë gjithashtu të papranueshme dhe me pasoja, do të ishim shumë më afër arritjes së lëvizjes përpara në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd”, ka thënë eksperti.

Ai ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Poashtu në një kornizë më të gjerë – nëse do të ishte e qartë se qëllimi nuk ishte thjesht “normalizimi”, por arritja e njohjes së plotë të Kosovës nga Serbia, mendoj se ekuacioni për Asociacionin do të ishte thelbësisht i ndryshëm”, është shprehur Bassuener.

Në takimin e 10 korrikut që ishte mbajtur në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte arritur dakordim për zvogëlim të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri.

Qeveria e Kosovës ishte pajtuar zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore.

Pjesë e kësaj marrëveshje ishte edhe që Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale. Dakrodimi ishte që vlerësimi të bëhet në periudha dyjavore. Mirëpo, Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se aktualisht nuk ka ndonjë vendim për këtë gjë.

“Jo. Vazhdojmë me të vjetrën”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani./Botasot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments