16.5 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeTensionet në veri, Blinken i bën thirrje Kurtit “të ndalojë menjëherë masat...

Tensionet në veri, Blinken i bën thirrje Kurtit “të ndalojë menjëherë masat e dhunshme”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënaur veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensioent në veri të vendit, duke bërë thirrje kryemisnitrit, ALbin Kurtit, që të ndalojë mënjhëherë këto “masa të dhunshme”.përcjell Dugagjini

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Blinken kërkoi nga Kurti të ripërqendrohet në Dialog.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Gjithashtu, edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.

Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, ka asistaur e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.

Atyre i është mundësuar hyrja pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës, ku edhe i kanë shpërndarë protestuesit. Gjatë ndërhyrjes ka pasur rezistencë nga grupet serbe, madje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e përplasjeve me protestues, disa policë të Kosovës janë lënduar lehtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments