Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë ditës së sotme. Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të postuar në llogarinë zyrtare X të kryeministrit izraelit.Në njoftim thuhet gjithashtu se Netanyahu ka komunikuar tashmë me disa prej liderëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë kancelarin e Gjermanisë, kryeministrin e Indisë dhe presidentin e Francës.Po sipas deklaratës, Netanyahu pritet të zhvillojë telefonata edhe me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si dhe me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme për çështje të politikës së jashtme dhe zhvillimet aktuale globale.